Kirurgji Maxillo-Faciale & Orale
Kirurgji Maxillo-Faciale & Orale është një nga specialitetet e fushës së mjekësisë. Shërbimi i Kirurgjisë Oro-Maksilofaciale mbulon të gjithë spektrin e këtij specialiteti duke përfshirë diagnozën, trajtimin kirurgjikal spitalor dhe ambulator të shumë sëmundjeve të: Gojës, Nofullave, Fytyrës.
Në Isufi Royal Dental, ekipi ynë i specializuar ofron vlerësim të kujdesshëm klinik dhe plan trajtimi të personalizuar, duke kombinuar eksperiencën kirurgjikale me teknologjinë bashkëkohore për rezultate të sigurta dhe të qëndrueshme.
Trajtimet përfshijnë heqjen e dhëmbëve të ndërlikuar, menaxhimin e patologjive të nofullave, ndërhyrje për anomali dhe procedura që kërkojnë koordinim midis stomatologjisë dhe kirurgjisë orale.