Çfarë është Ortodoncia?
Ortodoncia është ajo pjesë e dentistrisë që merret me drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve. Qëllimi është përmirësimi i pozicionit të dhëmbëve, funksioni i kafshimit, shëndeti i indeve mbështetëse dhe estetika e buzëqeshjes.
Nëpërmjet aparatëve ortodontikë, forcat e kontrolluara lëvizin dhëmbët në pozicionin e dëshiruar, duke respektuar biologjinë e kockës dhe indit periodontal.
Çfarë ofron klinika jonë?
Isufi Royal Dental ofron vlerësim ortodontik të plotë, plan trajtimi të personalizuar dhe ndjekje periodike. Trajtimet kryhen nga profesionistë të specializuar, me fokus te komoditeti i pacientit dhe rezultati funksional-estetik.
Ofrojmë zgjidhje për fëmijë, adoleshentë dhe të rritur, duke përfshirë aparate të lëvizshëm, funksionalë, fiks, aligners dhe aparate linguale sipas indikacionit klinik.